17 Maj 2024

Greqi, vriten dy shqiptarë dhe 1 polic grek

Athinë, 8 dhjetor - Dy shqiptarë dhe një polic grek kanë mbetur të vdekur, si pasojë e një shkëmbimi zjarri, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur 20 minuta pas mesnatës, në zonën e Follorinës, në liqenin e Prespës së Vogël, transmeton Shekulli Online.

Tre policë grekë, të cilët kontrollonin liqenin e Prespës së Vogël, janë përplasur me dy shqiptarë, që ishin në një kasolle pranë liqenit, duke peshkuar.

Mësohet se një prej policëve ka shkuar në kasollen e shqiptarëve, por është qëlluar nga këta të fundit, duke mbetur i vdekur. Më pas efektivët e policisë greke kanë qëlluar me armë ndaj shqiptarëve, duke i lënë të dy të vdekur.

Sipas informacioneve të para, polici i vdekur është një 43-vjeçar, babai i tre fëmijëve. Nga shkëmbimi i zjarrit janë plagosur edhe dy policë të tjerë grekë.

Identiteti i shqiptarëve të vdekur, ende nuk bëhet i ditur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet dhe zbardhjen e plotë të këtij konflikti, që çoi në vdekjen e tre personave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)