Greqi, ekzekutohet gazetari
Athinë, 18 korrik - Krimi godet botën mediatike në Greqi. Gazetari i njohur helen Socratis Giolias, drejtor i radios Thema 9,89 është ekzekutuar mëngjesin e sotëm para shtëpisë së tij në Athinë.
Sipas të dhënave, krimi është kryer në orën 05:25 ku një person i ra citofonit, duke nxjerrë në derën e shtëpisë shënjestrën e tij. Jashtë shtëpisë e prisnin edhe dy apo tre persona të tjerë, të cilët e kanë goditur me armë zjarri.
Për momentin policia nuk përjashton asnjë pistë hetimi. Vrasësit ishin veshur me uniforma dhe janë larguar me një makinë tip Honda Civic që u gjet e djegur në periferi.