16 Janar 2025

Gratë deputet dënojnë vrasjen e Donjeta Pajazitit

Prishtinë, 21 dhjetor - Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, shpreh indinjatën e thellë me rastin e vrasjes makabre të znj. Donjeta Pajaziti.

“Vrasja misterioze e së resë 24 vjeçare, është krim monstruoz, i cili ka goditur familjarët e së ndjerës dhe ka prekur  të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksohet në fillim të reagimit.

GGD-ja posaçërisht shpreh shqetësimin për vonesat dhe jo efikasitetin e organeve të rendit për të vepruar në rastet kur jeta e dikujt është e rrezikuar.

GGD-ja  kërkon që të gjithë mekanizmat e sigurisë të marrin masa që ngjarje të tilla të mos na ndodhin, si dhe të angazhohen që sa më shpejt, të zbulohet  e kryesi i kësaj vepre dhe t’i japin dënimin e merituar.

Grupi i Grave Deputete, duke bashkë ndier dhimbjen e madhe, ngushëllon familjen, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës, thuhet në reagim.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)