Granatë dore në shtëpinë e Murat Mehës
Prishtinë, 9 gusht - Policia e Kosovës ka konfirmuar se në ballkonin e një shtëpie e cila besohet se është pronë e kryetarit të komisionit shtetëror për caktimin e vijës kufitare të Kosovës, Murat Meha është gjendur një mjet i dyshuar i pa shpërthyer granatë dore.
Njësitë relevante policore që merren me trajtimin e rasteve të tilla kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin, ka thënë zëdhënëses i policisë, Daut Hoxha.
Policia e Kosovës ka theksuar se njësitet e veçanta që merren me trajtimin e mjeteve te pa eksploduara, kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar mjetin e dyshuar në shtëpinë e kryetarit të komisionit shtetëror për caktimin e vijës kufitare të Kosovës, Murat Meha.
Shpërthimi u tha se është kryer me sukses dhe pa asnjë incident.
Njësitet policore ju kanë përgjigjur rastit dhe kane ndërmarr të gjitha masat e sigurisë, me që rast janë angazhuar edhe njësitet e veçanta që merren me trajtimin e mjeteve te pa eksploduara, te cilat njësite kanë shpërthyer mjetin e dyshuar në mënyrë te kontrolluar pa asnjë incident, ka bërë të ditur Hoxha.
Hoxha ka shtuar se Polica e Kosovës është duke kryer hetimet me këtë rast.
Në anën tjetër, Murat Meha ka thënë se ky është një sulm ndaj familjes time që po bëhet prej dorës së zgjatur që po mundohen të rrezikojnë gjithçka, madje edhe familjen time.
Murat Meha ishte në krye të komisionit që arriti finalizimin teknik të marrëveshjes me Malin e Zi për Demarkacionin, e cila më pas u nënshkrua nga qeveritë e Kosovës dhe Malit të Zi dhe tani pritet të dal në kuvend për ratifikim.