Grabitje me armë në PTK
Prishtinë, 22 nëntor - Një grabitje me armë ka ndodhur në Postën numër 12, e cila gjendet në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Njëri nga punëtorët në këtë Qendër mësohet se ka qenë në rrezik pasi që është shtënë në drejtim të tij.
Grabitësit kanë arritur të marrin rreth 1 500 euro dhe të largohen në drejtim të panjohur, shkruan Indeksonline.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur ditën e mërkurë, ndërkohë që në Policinë e Kosovës thonë se, rasti po hetohet, po deri tani nuk ka asnjë të dyshuar.
Rastet e grabitjeve në PTK janë bërë të shpeshta kohët e fundit. Pak ditë më parë u grabit edhe posta pas Teatrit Kombëtar të Kosovës.