16 Maj 2024

Grabitje e armatosur në Pejë

Prishtinë, 3 maj - Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se dje  rreth ores 20:35 min. në rr. “ Papa Klimenti” në Pejë ka ndodhur një rast Grabitje e armatosur nga NN personi i dyshuar, me ç’rast viktimat V.Sh. (1967) dhe V.Sh. (1990) njëherit punëtor në postën nr.8 në Pejë ishin në orar të rregullt të punës.

Një i dyshuar tani per tani i pa njohur ka hyrë brenda me armë në dorë,ka shtënë një herë në drejtim të dyshemesë dhe ka kerkuar te holla nga punetërët e PTK-ës,ndërsa viktimat kanë hezituar dhe i dyshuari ka shkrepur edhe nje herë me armë në drejtim të tyre viktimave.

Viktimat duke vrejtë se janë të rrezikuar,kanë dorëzuar një shumë të parave rreth 1300 euro të dyshuarit i cili i merr, del nga aty dhe largohet këmbë në drejtim të pa njohur.

Me ketë rast, vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur ekipet reaguese të njësiteve patrolluese policore të cilët fillimishtë kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja të armës pistoletë cal.7.62 mm “TT”,dhe sipas viktimave , personi i dyshuar ishte i veshur me rroba te zeza dhe ishte i maskuar në kokë.

Hetimet janë duke u bere nga Njesiti per Krime te renda –DRP-Pejë nen mbikqyrjen dhe drejtimin e Prokurorit te shtetit per Krime te Renda –Pejë.     
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)