GLPS shpalos të gjeturat e gjyqësorit në luftimin e korrupsionit dhe krimit
Prishtinë, 18 dhjetor - Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media lidhur me performancen e gjyqësorit gjatë muajve prill - shtator 2020, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në këtë konferencë, Drejtësia Sot do shpalos të gjeturat e raportit të titulluar “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë për Periudhën Prill - Shtator 2020”.
Të gjeturat e Drejtësia Sot, theksojnë mangësitë dhe problemet e sistemit që ndikojnë në uljen efikasitetit të punës së gjykatave dhe prokurorive.
Të njejtat këto rezultojnë në rritjen e numrit të lëndëve aktive në sistem të drejtësisë si dhe numrin e lëndëve të parashkruara (vjetërsuara).