16 Janar 2025

GLPS prezanton performancën e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Prishtinë, 10 mars - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ju fton të merrni pjesë në Tryezën e Diskutimit me temë “Sfidat në Sistemin e Drejtësisë: Pakënaqësia qytetare kundrejt punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ku qëndron problemi?”

Kjo Tryezë Diskutimi do të mbahet sot dhe ka për qëllim të diskutojë përformancën dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë.

Për më tepër, gjatë tryezës do të analizohen sfidat dhe vështirësitë e identifikuara në punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe pakënaqësia dhe mosbesimi i qytetarëve kundrejt këtij sistemi.

Gjatë këtij diskutimi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, do të prezantojë Indeksin e dytë të Performancës së Sistemit të Drejtësisë në Kosovë (RoLPIK), i cili paraqet trendin e performancës dhe efikasitetin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjithashtu, me anë të këtij Indeksi tregohet shkalla e kënaqshmërisë qytetare kundrejt institucioneve të drejtësisë në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)