GLPS identifikon karakteristikat e qytetarëve të gatshëm për të migruar
Prishtinë, 23 dhjetor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media me temë “Profili i Migrantit 2.0: Cilët qytetarë të Kosovës janë më të prirur për të migruar?”.
Konferenca për media do të organizohet sot gjatë së cilës GLPS do të prezantoj Analizën e Politikave me titull: “Profili i Migrantit 2.0: Gatishmëria e Qytetarëve për të Migruar”.
Kjo analizë e politikave synon të konstruktoj profilin e migrantit potencial dhe të identifikojë karakteristikat kryesore të qytetarëve të gatshëm për të migruar, duke përditësuar profilin e Migrantit të publikuar në vitin 2015.
Analiza gjithashtu tregon edhe për nivelin e shkollimit, regjionet, si dhe grupmoshat më të pritura për të migruar nga Kosova.
Për këtë qëllim, në dhjetor 2019 dhe qershor 2020, GLPS zhvilloi dy anketa përmes të cilave synon të vlerësoj gatishmërinë e qytetarëve për të migruar.
Kjo analizë vjen në kohën kur Kosova po përballet me një situatë të jashtëzakonshme të një krize shendetësore, politike dhe socio-ekonomike. Anketa e realizuar në qershor të vitit 2020 na lejon të vlerësojmë nëse bllokimi dhe pasojat e pandemisë kanë ndikuar në gatishmërinë e qytetarëve për të migruar.
Thënë këtë, kjo analizë gjithashtu synon të sigurojë një qasje krahasuese duke identifikuar çdo ndryshim në gatishmërinë për të migruar dhe profilin e migrantit para dhe pas pandemisë.