Gjyqtari refuzon kërkesat për hedhjen poshtë të padisë ndaj Mujës
Prishtinë, 26 prill - EULEX përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjyqtari kryesues në rastin e Ramadan Mujës dhe të tjerëve, i ka refuzuar të gjitha kërkesat për hedhjen poshtë të padisë dhe ky vendim i është dorëzuar të gjitha palëve në këtë rast.
Gjyqtari kryesues i EULEX-it në rastin e Ramadan Mujës dhe të tjerëve, dëshiron ti demantojë raportimet e mediave lidhur me seancën dëgjimore të mbajtur më 25 prill 2013 në Gjykatën Themelore të Prizrenit.
Gjyqtari konsideron se mediat kanë dhënë informacione të shtrembëruara lidhur me seancën e dytë dëgjimore të mbajtur dje për këtë rast.
Ndryshe nga se raportojnë mediat, gjyqtari kryesues Vladimir Mikula, i ka refuzuar të gjitha kërkesat për hedhjen poshtë të padisë dhe ky vendim i është dorëzuar të gjitha palëve në këtë rast.
Avokatët mbrojtës të akuzuarve kanë paralajmëruar ankesa kundër vendimit të nxjerrë nga gjyqtari kryesues.
Vazhdimi i seancës së dytë dëgjimore për këtë rast është caktuar për 28 maj 2013.