Gjyqtari në Pejë këshillon femrat të mos kërkojnë trashëgimi
Pejë, 24 gusht- Gjykatat në rang vendi ende vuajnë nga mungesa e profesionalizmit, pavarësisht se kanë përkrah tyre një strukturë ligjore të arrirë. Ky konstatim ka ardhur, pas monitorimit të disa OJQ-ve, në një pjesë të Gjykatave të vendit, mbi mënyrën e procedimit të kategorisë së lëndëve që nuk konsiderohen të ndjeshme, por që në fakt prekin drejtpërdrejt çdo qytetar.
Bëhet fjalë për lëndët e trashëgimisë, ku siç kanë vërejtur organizatat monitoruese, gjykatat nuk janë efiçente sa duhet në këtë drejtim. Shkeljet që janë konstatuar në gjykatën e Gjakovës, Lipjanit, Skenderajt dhe Pejës kanë lidhje me moszbatimin e ligjit, shkruan Kosova sot.
Në këto gjykata, procedura gjyqësore e lëndëve të trashëgimisë zvarritet në disa raste edhe me qëllim, madje shkeljet shkojnë deri në atë fazë, saqë gjyqtari injoron ligjin dhe u sugjeron femrave që të mos kërkojnë trashëgiminë