13 Janar 2025

Gjyqtari Carolan negocion kthimin në Kushtetuese

Prishtinë, 24 shtator - Gjykata Kushtetuese pritet që së shpejti ta bëjë kuorumin për të trajtuar edhe çështjet e karakterit politik pasi që Robert Carolan, gjyqtar amerikan, është duke e negociuar rikthimin.

Një javë më parë ai pati deklaruar se refuzon të shërbejë më tutje si gjyqtar në Kushtetuese. Kishte përmendur “arsyet personale” kur kishte vendosur kësisoj disa ditë pasi i kishte skaduar kontrata.

Dhe, midis dy versioneve që kanë qarkulluar në publik për largimin e Carolanit, ka qenë edhe ai që lidhej me lartësinë e pagës që i ishte ofruar me kontratë të re.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)