Gjyqtari amerikan Robert Carolan largohet nga Gjykata Kushtetueses
Gjykata Kushtetuese do të vazhdojë me punën e saj si deri më tani, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Pas largimit të Carolan, në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës tani kanë mbetur edhe dy gjyqtar ndërkombëtar. Atyre u është vazhduar mandati me një vendim të presidentes Atifete Jahjaga, ngaqë Kuvendi i Kosovës është jo funksional dhe nuk ka arritur që ti zëvendësoj me gjykatës vendas.