03 Maj 2024

Gjyqtarët dhe prokurorët, të korruptuar

Prishtinë, 30 qershor - Zyra e Avokatit të Popullit ka konstatuar një fakt tepër të rëndë.

Sipas kësaj zyre, drejtësia nuk funksionon si duhet dhe personat që kanë të drejtën kushtetuese të vënë drejtësi nuk janë korrekt me punën e tyre, transmeton KosovaSot.

“Sistemi gjyqësor, ende nuk ka arritur të përmbushë detyrimet ligjore në raport me kërkesat dhe të drejtat e garantuara të qytetarëve, për mbrojtjen gjyqësore të të drejtave të tyre. Natyrisht, edhe pse nuk duhet përgjithësuar në asnjë rast, nuk duhet neglizhuar edhe mosefiçienca dhe mosefikasiteti i vetë gjykatësve dhe të prokurorëve. Pastaj sjelljet korruptive, jotransparente të njerëzve të punësuar në këto institucione\", thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Gjatë vitit 2013-të, gjatë ankesave që janë bërë te Avokati i Popullit, numri më i madh i ankesave që është bërë ka qenë për gjyqtarët.

Ky është një tregues se ata nuk e bëjnë si duhet punën e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)