Gjyqësori dhe Porkurori kordinohen për forcimin e rendit dhe ligjit

Prishtinë, 24 shtator - Me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve në mes të sistemit prokurorial dhe atij gjyqësor, sot u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, njëherësh Kryetar i Këshillit Prokurorial, Sylë Hoxha, ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci.
Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se koordinimi sa më i mirë i aktiviteteve në mes të dy institucioneve që ata udhëheqin, por edhe me institucione tjera, ndikon në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.
Në takim u bisedua edhe për punët që janë duke i bërë sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe dukurive tjera kundërligjore, ndërsa u tha se prokuroritë dhe gjykatat si asnjëherë me parë janë të angazhuara në luftë kundër këtyre dukurive.
U.d Kryeprokurori Hoxha dhe Kryesuesi i KGJK-së, Peci potencuan se për sistemin e drejtësisë asnjë person fizik apo juridik nuk është përmbi ligjin, por, siç thanë ata, të gjithë janë të barabartë para tij.
Ata thanë se institucionet e drejtësisë nuk punojnë në bazë të perceptimeve, por në bazë të provave dhe fakteve, andaj sipas tyre, prokuroria dhe gjykata do të veprojnë çdo herë dhe ndaj çdo personi që bënë shkelje ligjore.