17 Maj 2024

Gjykohet për tentim shantazhi

Prishtinë, 9 dhjetor - Një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtar të Gjykatës Themelore të Prishtinës liroi dje H. S, ndërsa me aktgjykim të shumicës  së gjyqtarëve dënoi Sh. B dhe A. M për veprën e tentim shantazhit në bashkë-kryerje, në kundërshtim me Nenit 268, paragrafi 2 i Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës në lidhje me Nenet 23 dhe 20 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.

Të pandehurit Sh. B iu shqiptua dënimi me kusht prej 1 vjet e 6 muaj burgim për periudhën verifikuese prej 2 viteve; ndërsa të pandehurës A. M iu shqiptua dënimi me kusht prej 6 muaj burgim për periudhën verifikuese prej 1 viti. Vepra penale ishte kryer në Kosovë në janar të vitit 2012.

Rastin e ka ndjekur sipas detyrës zyrtare një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK)

Palët u njoftuan për të drejtën e tyre për të parashtruar ankesë brenda 15 ditëve nga dita e shpalljes së aktgjykimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)