26 Dhjetor 2024

Gjykimi i Limajt shtyhet për më 30 janar

Prishtinë, 1 dhjetor - Gjykimi i deputetit Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-që të gjithë të akuzuar për krime kundër popullsisë civile gjatë luftës të vitit 1999, në atë që njihet si \"rasti Kleçka\" do të nisë më 30 janar.

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë është mbajtur sot edhe një seancë ku është vendosur që më 30 janar do të shqyrtohet pranueshmëria ose jo e provave të dëshmitarit X, që përbëjnë bazën e aktakuzës së ngritur nga prokuroria.

Ndërkohë pala mbrojtëse e Fatmir Limajt, ka kërkuar javë më parë që seanca kryesore për të akuzuarit të shtyhet për në muajin shkurt, pasi, sipas avokatit Karim Kan, dokumentet që përmbajnë akuzën janë marrë me vonesë dhe nuk kanë pasur kohë për t`i analizuar.

“Dëshmitari kyç në këtë rast ka vdekur. Ne nuk kemi mundësi që ta marrim në pyetje dhe është esenciale që të kërkohen provat bazë”, ka thënë Kan, i cili ka kërkuar ndër të tjera edhe raportin e autopsisë dhe raportin e rrethanave të vdekjes së dëshmitarit X, dëshmitë e të cilit kane qenë thelbësore për ngritjen e aktakuzës.

Dëshmitari X apo Agim Zogaj, identitetin e të cilit pas vdekjes e bëri publik EULEX-i, ishte nën programin e mbrojtjes së dëshmitarëve të ofruar nga misioni evropian për sundimin e ligjit.

Dy muaj pas vdekjes së tij, shefi i EULEX-it Ksavier de Marnac ka shkruar një letër të hapur, në të cilën vë në pah se mbrojtja e dëshmitarëve të rëndësishëm gjatë një rasti gjyqësor është standard themelor i çdo vendi bashkëkohor dhe demokratik.

Letra e tij vjen pas njoftimeve në mediat vendore se \"gruaja e Agim Zogajt po përgatit padi ndaj prokurorit të rastit Kleçka, Mauricio Salustro, për shkak sipas saj “të trajtimit jo të mirë të dëshmitarit tashmë të ndjerë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)