22 Dhjetor 2024

Gjykimi i Albin Kurtit të shtyhet për datën 2 mars

Prishtinë, 23 shkurt - Sot, gjykatësi kryesues i panelit në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë vendosi që gjykimi i Albin Kurtit të shtyhet për datën 2 mars, në ora 10:00.

Gjykimi është shtyrë për shkak se i pandehuri nuk ishte i pranishëm dhe për shkak të mospranisë së një gjykatësi vendor.  

Dje, gjykatësi kryesues i panelit lëshoi një urdhër-arresti për z. Kurti, mirëpo deri më tash Policia e Kosovës nuk ka mundur ta kryej arrestimin.

Prezenca e të pandehurit është e detyrueshme, si formë e parë e garantimit të procedurës për vet të pandehurin. Parim themelor i sundimit të ligjit për çdo të pandehur është që të ketë një gjykim të drejtë dhe të pavarur brenda kohës së arsyeshme. Çdo person është i pafajshëm derisa të dëshmohet fajësia e tij para një gjykate të pavarur dhe të drejtë.

Albin Kurti akuzohet për pjesëmarrje në një turmë njerëzish që ka kryer vepër penale; pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës së tyre zyrtare dhe thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet në Prishtinë në muajin shkurt 2007.

‘EULEX-i gjendet në Kosovë për të forcuar sundimin e ligjit. Pjesë e punës së këtij misioni është përmirësimi dhe forcimi i  gjyqësorit në Kosovë duke e bërë atë plotësisht shumë-etnik, të paanshëm dhe pa ndërhyrje politike në mënyrë që të jetë në gjendje të mbajë gjykime të drejta sipas standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira Evropiane. Gjykimi i Kurti tregon përkushtimin e EULEX-it për zbatimin e drejtësisë në mënyrë efektive, të drejtë dhe të paanshme\" tha zëdhënësja e EULEX-it për drejtësi Kristiina Herodes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)