Gjykimi i Albin Kurtit shtyhet deri më 21 qershor
Prishtinë, 4 maj - Sot, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, është shtyrë gjykimi i Albin Kurtit deri më 21 qershor 2010, ora 10.00.
Kjo për shkak se i pandehuri sipas EULEX-it nuk ishte i pranishëm në gjykatë përkundër urdhër-arrestit të lëshuar javën e kaluar nga gjykatësi kryesues. Po ashtu, avokatët e caktuar ex officio nuk u paraqitën në gjykatë, duke shkelur kështu detyrën e tyre zyrtare.
Shtyrja e gjatë e seancave behët më qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të duhur për shkak të mungesave të cekura më lartë në Odën e Avokatëve të Kosovës dhe Policinë e Kosovës.
Me këtë rast Gjykata lëshoi një urdhër të ri për ta detyruar Albin Kurti të jetë i pranishëm në seancën e radhës.
Albin Kurti akuzohet për pjesëmarrje në turmë me çka ka kryer veprën penale: pjesëmarrje në një grup që i ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Prokuroria ka njoftuar dy javë më parë se do të heqë dorë nga akuza e tretë, thirrje për rezistencë.
Këto vepra pretendohet se janë kryer gjatë demonstratave që u zhvilluan më 10 shkurt 2007 në Prishtinë.
Prokuroria përfaqësohet nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale (PSRK).