Gjykimi i Albin Kurtit shtyhet deri më 15 prill
Prishtinë, 13 prill - Sot, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka vazhduar gjykimi kundër Albin Kurtit. Avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare për mbrojtjen e Albin Kurtit ishte i pranishëm. Po ashtu, gjykatësi vendas, i cili është anëtar i trupit gjykues ishte i pranishëm, prandaj u mundësua që të vazhdojë gjykimi.
Avokati i ri i caktuar, z. Avni Gjakova, sipas ligjit ka të drejtë që ti ketë disa ditë për ta shqyrtuar lëndën e këtij rasti. Kjo gjë e obligoi gjykatësin kryesues që ta shtyjë gjykimin deri më 15 prill.
Albin Kurti nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme. Prania e të pandehurit është e obligueshme, pasi që kjo është forma kryesore e garantimit të procedurës për vetë të pandehurin.
Z. Kurti akuzohet për pjesëmarrje në turmë dhe ka kryer veprën penale; pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare dhe për thirrje për rezistencë. Këto tri vepra pretendohet se janë kryer gjatë demonstratave që u zhvilluan më 10 shkurt 2007 në Prishtinë.
Prokuroria përfaqësohet nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale (PSRK).