Gjykatësit e EULEX sot pritet të shpallin verdiktin për Medikus-in
Prishtinë, 29 prill - Sot gjatë ditës gjykatësit e EULEX-it pritet të shpallin verdiktin në gjykimin e shtatë njerëzve të akuzuar për trafikim dhe transplantim të paligjshëm të organeve në Kosovë.
Paneli i gjyqtarëve ka dëgjuar dëshmitë e më shumë se 80 dëshmitarëve, në më shumë se 100 seanca gjyqësore, të cilat kanë nisur qysh në vitin 2011, raporton AFP.
Në mesin e të akuzuarve, të cilët mund të përballen deri me 20 vjet burgim nëse shpallen fajtorë, janë ish-zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, Ilir Rrecaj, dhe urologu i njohur në Prishtinë, Lutfi Dervishi.