02 Maj 2024

Gjykatësit dhe prokurorët e EULEX-it janë kthyer në veri

Prishtinë, 29 prill - Gjykatësit dhe prokurorët e EULEX-it janë kthyer në veri, ka thënë zëvendës shefi i EULEX-it, Endi Sparks.

“Kthimi i të gjithë gjykatësve në veri të Mitrovicës është jashtëzakonisht me rëndësi, sepse njerëzit kanë nevojë për gjyqësi të mirëfilltë. Gjykatësit janë kthyer, momentalisht janë duke punuar në hapësira tjera, sepse objekti nuk ka përfunduar në tërësi\" ka theksuar ai.

\"Kur të përfundojnë të gjitha punët rreth objektit, atëherë gjykatësit dhe prokurorët e EULEX-it do të kthehen në të njëjtin objekt sikurse më parë”, ka thënë Sparks.

Së shpejti do të kthehen edhe gjyqtarët dhe prokurorët kosovarë në gjykatën në veri, ka thënë zëvendësshefi i EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)