Gjykatësi urdhëron policinë të sjell Kurtin në gjykatë
Prishtinë, 22 shkurt - Sot, gjykatësi kryesues në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë urdhëroi Policinë e Kosovës që të përcjell të pandehurin Albin Kurti për në gjykatë\", kështu bën të ditur zyra për informim e EULEX-it.
Kurti nuk është paraqitur sot në seancën dëgjimore përkundër thirrjes dhe kalimit të afatit kohor ligjor. Sipas komunikates urdhëri i gjykatësit është i detyrueshëm sipas nenit 341 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.
\"Kur i akuzuari i thirrur me rregull nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor dhe nuk e arsyeton mungesën, kryetari i trupit gjykues lëshon urdhërin për të sjellur të akuzuarin në gjykatë\", thuhet në këtë komunikatë.
\"Prezenca e të pandehurit është e detyrueshme, si formë e parë e garantimit të procedurës për vetë të pandehurin.\"