24 Dhjetor 2024

Gjykatësi urdhëron largimin e Mlladiçit nga gjykata

Hagë, 4 korrik - Gjyqtari Alfons Orie ka urdhëruar largimin e ish komandantit të serbëve të Bosnjes nga gjykata e Hagës, pasi ai ndërpreu procedurat e seancës dëgjimore.

Mlladiç, i cili refuzoi avokatin e caktuar nga gjykata, refuzoi të deklarohej në lidhje me akuzat në seancën e sotme dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

“Z. Mlladiç. Gjykata ju urdhëron që ta lini seancin gjyqësore”, tha gjykatësi Orie ndërsa më pas janë lexuar edhe 11 akuzat ndaj Mlladiçit, përfshirë edhe atë për genocid.

Ndërkohë më herët vetë Mlladiç i ka quajtur akuzat si “të padurueshme” dhe “monstruoze”.

69-vjeçari Ratko Mlladiç akuzohet për krime lufte, të ndodhura në konfliktin e Bosnjës në vitin 90, përfshirë masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8,000 burra dhe djem myslimanë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)