02 Maj 2024

Gjykatë në Bruksel për “trafikimin e organeve në Kosovë”

Prishtinë, 27 prill - Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, po shqyrton mundësinë që, vitin e ardhshëm, në Bruksel të hapë një gjykatë ad hoc, në të cilën do të kryheshin gjykimet për “trafikimin e organeve në Kosovë dhe për krimet ndaj joshqiptarëve”, shkruajnë mediat serbe, duke u thirrur në burime të afërta të tyre.

Gazeta Blic thekson se kjo ide ka dalë nga shefi i ekipit hetues të EULEX-it, Clint Williamson, gjatë bisedimeve me zyrtarë serbë, javën e kaluar në Beograd.

“Prokurori Williamson, në takim me kryeministrin Daçiq, ka thënë se gjatë hetimeve për ‘trafikim organesh’ janë marrë në pyetje mbi 100 persona, se hetimet do të përfundojnë në vitin e ardhshëm dhe se ka pasur bashkëpunim të mirë me Prokurorinë serbe për krime lufte dhe me Ministrinë e Brendshme të Serbisë”, shkruan Blic.

Ekipi i Williamsonit po heton vërejtjet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Ky i fundit ka akuzuar udhëheqësit kosovarë të luftës, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, për trafikim të paligjshëm të organeve të të burgosurve serbë.

Autoritetet kosovare i kanë hedhur poshtë akuzat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)