15 Janar 2025

Gjykatat zvarritën 15 raste konfiskimi

Prishtinë, 18 qershor - Në rastin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare me numër PPS .nr.39/11, më 07.02.2013 nga prokurori i rastit është bërë kërkesë për konfiskim të pasurisë, mirëpo gjykatat sipas kreut të KK -së, Shqipdon Fazliu, ende nuk dihet se kur është ndërmarrë veprimi i fundit nga ana e Gjykatës

Në 15 raste ku ekziston mundësia për konfiskim potencial, prokuroritë dhe gjykata nuk kanë proceduar.

Koordinatori i Antikrimit ekonomik, ka konstatuar se ka ngecje dhe vendnumërim në gjykata në lidhje me këto raste, të cilat u përkasin veprave të ndryshme penale.

Në këtë mënyrë për një rast të shmangies nga tatimi i cili mban numrin PPS.NR.50/13 dhe që ndodhet në duart e prokurorëve dhe gjyqtarëve ndërkombëtarë, kanë kaluar mbi tre muaj nga aktgjykimi në shkallë të parë, ende nuk është kryer asnjë lëvizje.

Më 16.03.2015 kreu i Gjykatës së Apelit ka konfirmuar se lënda nuk ndodhet atje, ndërsa kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX -it e ka quajtur të zakonshme vonesën prej më shumë se tre muajsh, në përgjigjen që i ka kryer koordinatorit kombëtar të Antikrimit ekonomik.

Sërish me një tjetër raste që është proceduar nga gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombë- tarët ka një situatë të tillë.

Bëhet fjalë për rastin \"Medicus\", PPS.nr.02/09, cili ndodhet në Gjykatën e Apelit, ku sipas EULEX -it, epilogun pritet ta marrë vetëm gjatë muajve shtator - tetor të vitit 2015.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)