Gjykatat, kampione të shkeljes së të drejtave të qytetarëve
Prishtinë, 5 shtator - Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thotë se gjykatat kosovare vazhdojnë ti shkelin më së shumti të drejtat e qytetarëve.
Jashari ka thënë se në Kosovë është një praktikë e keqe, e cila nuk e bën kompensimin e personave, të cilëve shteti ua ka shkelur të drejtën që brenda një afati të arsyeshëm kohor të përfundojë me procedurën e gjykimit.
Pra nuk kemi asnjë rast deri më tani që qytetarët të jenë kompensuar, e drejtë kjo e garantuar edhe me Kushtetutë, ka thënë ai.
Duke folur në një intervistë për Zëri, ai ka thënë se dy objektivat kryesore të Avokatit të Popullit janë: kthimi i besimit të qytetarëve në Institucionin e Avokatit të Popullit dhe fuqizimi i rekomandimeve të dala nga ky institucion.
/Zëri/