Gjykata vendos sot për Bllacën
Prishtinë, 20 mars - Gjykata e Apelit do të vendos sot, në lidhje me parashtresën e Nazim Bllacës që masa e mbrojtjes nga policia ti llogaritet si arrest shtëpiak.
Nazim Bllaca ka qëndruar gati tre vjet në shtëpi i mbrojtur nga policia, një vit në arrest shtëpiak e që nga korriku i vitit që shkoi, ku u dënua, ai nuk ka shkuar në vuajtje të dënimit, shkruan Tribuna.
Bllaca u dënua me 4 vjet e gjysmë burg për vrasjen e Ibush Kllokoqit. Nëse sigurimi nën masa të rrepta i llogaritet si paraburgim, ai mund të lirohet. Sot merret ky vendim.