06 Maj 2024

Gjykata vendos arrest shtëpiak për ish-komandantët e Drenicës

Prishtinë, 24 maj - Gjykatesi i procedrues paraprake ka vendosur arrest shtepiak prej 30 ditësh për ish-komandantët e ndaluar të Zonës së Drenicës dhe të akuzuarit e tjerë për krime lufte nga ana e Gjykatës së EULEX-it.

Avokat i Sylejman Selimit, Tomë Gashi, Tomë Gashi ka bërë të ditur se nuk është aprovuar kërkesa e prokuroti në ketë rast, por gjykatësi ka caktuar masen e arrestit shtëpiak, që do të zgjatë një muaj nga data e sotme.

Gashi ka thënë së nga e hëna do të bëjnë ankesë në Gjykaten e Apelit ndaj kësaj mase të arrestit shtëpiak. Ai ka thënë po ashtu se deri me tani nuk ka asnjë aktakuzë te ngritur nga ana e prokurorisë.

“Për të gjithë është nxjerrë një vendim për zhvillimin e hetimeve për krime lufte. Ndërsa specifikat ne nuk i kemi ende për shkak se është vetëm fillimi i kësaj procedure dhe çka do, që të themi mund të jetë spekulim. Kemi vetëm kërkesën për caktimin e paraburgimit dhe tani avokatët janë duke u marrë vetë me këtë”, tha Gashi.

Avokati Gashi ka thënë se prokurori Salustro, për të gjithë, ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh me arsyetimin se ata mund të ikin dhe ndikojnë në dëshmitarët, raporton Kosovapress.

Ai ka theksuar se ky vendim i Gjykatës është një skandal juridik, pasi që, sipas tij, Gjykata nuk ka pasur të drejtë të marrë një vendim të tillë meqë nuk ka pasur asnjë provë për atë që pretendohet, duke shtuar se do të ushtrojë ankesë.

“Prokuroria ka bërë një kërkesë shabllonike që gjithmonë përmendet se kinse mund të ikin, kinse mund të ndikojnë në dëshmitë dhe dëshmitarët e caktuar dhe kinse mund të përsërisin vepra penale”.

“Prokurori duket që ka harruar që lufta në Kosovë ka përfunduar qe 15 vjet dhe nuk ka asnjë arsyetim, as më të voglin, asnjëri prej ushtarëve të UÇK- së, posaçërisht komandantët, e as ushtarët më të thjeshtë që të ikin nga Kosova nëse ata kanë luftuar për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës”, u shpreh Gashi.

Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli akuzohen se në kundërshtim me rregullat kanë bërë arrestime, torturime dhe trajtime çnjerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Prokurori e ngarkon ish-Komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi me shtatë vepra penale, ndërsa ish-Komandantin e Zonës së Drenicës, Sami Lushtakun me tri vepra penale, që dyshohet se janë kryer në kohën e luftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)