17 Maj 2024

Gjykata Themelore në Mitrovicë 110 për qind efikase

Prishtinë 29 dhjetor - Gjykata Themelore në Mitrovicë edhe gjatë vitit 2014 është përballur me sfida e probleme të ndryshme, por edhe përkundër kësaj, ka arrit suksese të mira në objektivat e saj, përkatësisht në administrimin e suksesshëm të lëndëve objektiv ky i paraparë edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Kështu ka deklaruar kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Kada Bunjaku-Përçuku, gjatë një konference me media ku është publikuar raporti-statistikor vjetor i këtij institucioni.

Sipas raportit, bazuar në kompetencat e saj, Gjykata Themelore në Mitrovicë në fillim të vitit 2014 ka trashëguar mbi 16 mijë lëndë (të natyrës penale, civile, etj). Në periudhën janar-nëntor 2014 ka pranuar 5 mijë e 227 lëndë, ndërsa ka kryer 5 mijë 813 lëndë, apo shprehur në përqindje gjyqtarët e kësaj gjykata kanë shënuar efikasitet 110 % (përqind).

“Nga gjithsej 5 mijë e 227 lëndë që janë pranuar gjatë njëmbëdhjetë-mujorit të vitit 2014, janë kryer 5 mijë e 813 lëndë, apo 586 lëndë me tepër, që shprehur në përqindje i bie rreth 110 përqind efikasitet”, ka me këtë rast kryetarja Bunjaku-Përçuku.

“Kjo i bie se nga 22 gjyqtarë të kësaj gjykata që punojnë në lëmin e penales,  civiles, etj, secili prej tyre t’i ketë kryer mbi 264 lëndë brenda një viti, që duke marr parasysh vështirësitë dhe kushtet e vështira të punës që janë këtë gjykatë, ky është një efikasitet jashtëzakonisht i madhe”, ka shtuar ajo.

Në raportin vjetor theksohet se në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Divizioni i Kundërvajtjes, në periudhën njëmbëdhjetë mujore (janar-nëntor 2014), janë bartur 49 mijë e 184 lëndë nga vitet tjera, gjatë kësaj periudhe janë pranuar 23 mijë e 809 lëndë, ndërsa janë kryer 19 mijë e 817 lëndë. Kjo i bie që nga 8 gjyqtarë sa ka ky divizion, secili prej tyre ka kryer afërsish mbi 2 mijë e 400 lëndë në vit, apo shprehur në përqindje rreth 85 përqind. Ndërsa për vitin 2015 përafërsisht mendohen të barten rreth 54 mijë e 500 lëndë të kundërvajtjes.

Ne kemi bërë krahasimin e statistikave të vitit 2013 me 2014 të punës së kësaj gjykate. 

Sipas raportit në Gjykatën Themelore Mitrovicë, gjatë vitit 2013 kanë ardhur 7.018 lëndë në lëmin e penales, civiles, etj, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë kryer 5017 lëndë. Ndërkaq në Divizionin e Kundërvajtjes, gjatë vitit 2013 kanë ardhur 62 mijë e 115 lëndë, ndërsa janë kryer 35 mijë e 008 lëndë.

Nëse krahasohet viti 2013 me 2014, atëherë kjo gjykatë ka arrit një efikasitet shumë më të mirë gjatë vitit 2014 në kryerjen e lëndëve në të gjitha departamentet-divizionet.

Kryetarja Kada Bunjaku-Perçuku, ka shtuar se kjo gjykatë është përballur edhe me disa probleme tjera, siç janë: Mbingarkesa e lëndëve që janë grumbulluar ndër vite; Mbingarkesa e punëtorëve në një objekt hapësira e të cilit është më e vogël se 500 metra katror; Mungesa e gjyqtarëve, sidomos mungesa e gjyqtarëve në Departamentin e Krimeve të Rënda, ku kjo situatë ka ardhur edhe për shkak se disa gjyqtarë ose kanë dal ne pension, ose janë në prag të pensionimit; Hapësira e vogël e Zyrave ku mbahen seancat; Zhurma e madhe e cila krijohet në korridoret e objektit ku kjo pengon edhe mbajtjen e seancave gjyqësore, etj.


“Ne si gjykatë, përveç ambientit problem tjetër kemi edhe grumbullimin e lëndëve, ngase siç dihet nga vitit 2008 personeli i kësaj gjykatë është dëbuar nga objekti i tyre që ndodhet në veri të Mitrovicës, dhe në atë objekt kanë mbetur shumë lëndë qoftë të natyrës civile qoftë të natyrës penale- dhe nuk po kemi mundësi t’i sjellë ato lëndë për t’i kryer në objektin e Gjykatës në Vushtrri”, ka thënë kryetarja Bunjaku-Perçuku.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë përfshirë edhe degët e saj, ka të punësuar 150 punonjës në administratë, 83 prej tyre në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, 38 në degën e Vushtrrisë, 29 në degën e Skenderaj. Po ashtu në këtë gjykatë, punojnë edhe 30 gjyqtarë, 22 prej tyre në lëmin penale civile, etj, ndërsa 8 në lëmin e kundërvajtjes, (gjithsej 180 punonjës).

Ndërsa e gjithë ky personel, përfshirë këtu edhe personelin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë (rreth 40+180=220), që nga viti 2008 ku u larguan dhunshëm nga objekti i tyre në veri të Mitrovicës, punojnë në objektin e Gjykatës në Vushtrri hapësira e të cilit  nuk është më e madhe se 500 metra katror.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)