Gjykata Themelore në Gjilan liron nga akuza dy të pandehur
Prishtinë, 21 nëntor - Një trup gjykues i përbërë nga gjykatës vendorë dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore në Gjilan i liroi Begzad Sinanin dhe Hasan Keqmezin nga akuzat për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) kishte ngritur aktakuzë ndaj Begzat Sinanit (ish-kryetar i komunës së Kamenicës) dhe Hasan Keqmezit (ish-kryesues i zyrës së prokurimit në komunën e Kamenicës) më 29 dhjetor 2012, nën akuzën për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje e nenit 339, paragrafi 1,2 dhe 3 i Kodit Penal të Kosovës (KPK), në lidhje me nenin 23 të KPK. Aktakuza ndaj të dy të pandehurve është konfirmuar më 1 mars 2012.
Trupi gjykues i shpalli dy të pandehurit të pafajshëm për veprat e përshkruara në aktakuzë në mungesë të dëshmive.
Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi brenda pesëmbëdhjetë ditëve pas ditës së marrjes së kopjes së aktgjykimit.