17 Janar 2025

Gjykata Themelore Gjilan liron nga akuza doktorin I. P.

Gjilan, 4 mars -  Një gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan, në lëndën penale P.nr. 1053/2015, ka shpallur Aktgjykim për të pandehurin I. P., duke e liruar nga akuza, ngase nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale: trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor nga neni 260 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri I. P. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, është akuzuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor ndaj pacientes F. K.. 

Gjyqtari në bazë të shkresave të lëndës ka shpallur Aktgjykim lirues.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)