03 Maj 2024

Gjykata Supreme vërteton dënimin për një rast të narkotikëve

Prishtinë, 3 shtator - Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe tre vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it, në Gjykatën Supreme i ka refuzuar si të pabazuara të gjitha ankesat në rastin kundër Anton Sylës, Vilson Drenit, Driton Sylës dhe Antal Vargës, të cilët janë dënuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë për blerje të paautorizuar, posedim shpërndarje dhe shitje të substancave narkotike të rrezikshme në bashkëkryerje dhe posedim të paautorizuar, kontroll, posedim dhe përdorim të armëve.

Trupi gjykues e ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë me rikualifikimin e veprës penale.

Pjesa e mbetur nga aktgjykimi i shkallës së parë – duke i përfshirë edhe dënimet – ka mbetur e pandryshuar.

Gjykata Supreme e ka vërtetuar masën e paraburgimit për katër të pandehurit me shpjegimin se vazhdojnë të ekzistojnë arsyet për mbajtjen e tyre në paraburgim.

Rasti kundër Anton Sylës, Vilson Drenit, Driton Sylës dhe Antal Vargës ka të bëjë me konfiskimin e rreth 89.5 kg marihuanë, në prill të vitit 2010 dhe të disa armëve të zjarrit dhe municionit të cilat janë mbajtur pa lejet e nevojshme. 

Rasti është ndjekur nga një prokuror vendas i qarkut nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)