Gjykata Supreme vërteton dënimin kundër Sami Zeqirit
Prishtinë, 22 qershor - Një trup gjykues i përbërë prej dy gjykatësve të EULEX-it dhe tre gjykatësve vendas, në Gjykatën Supreme e vërtetoi dënimin kundër Sami Zeqirit.
Trupi gjykues vendosi ta refuzojë ankesën e mbrojtjes, duke e vërtetuar kështu vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë.
Në korrik 2011, trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë e shpalli Sami Zeqirin fajtor dhe e dënoi atë me 10 vite burgim për veprën penale të vrasjes. Ai ishte liruar nga akuza për tentim të vrasjes.
I pandehuri ishte akuzuar për vrasjen e një personi dhe tentim vrasje të një personi tjetër, duke qëlluar me revole në të, gjatë një përleshje, në vitin 1995 në Mitrovicë.
Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror i qarkut i EULEX-it.