07 Maj 2024

Gjykata Supreme vërteton dënimin kundër Danil Nokaj

Prishtinë, 19, dhjetor - Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe tre gjyqtarë vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Supreme e refuzoi ankesën e dytë të parashtruar nga avokati mbrojtës për një rast të vrasjes që kishte të bënte me gjakmarrje.

Me anë të kësaj trupi gjykues i vërtetoi në tërësi aktgjykimet e më përparshme lidhur me këtë rast me anë të cilave i pandehuri ishte dënuar me njëzet e pesë vite burgim. Ky është vendim i plotfuqishëm ndaj të cilit nuk mund të ushtrohet ankesë.

Ky rast ka të bëjë me një incident në vitin 2004 në një fshat të Komunës së Gjakovës ku u  vranë dy persona. Ky incident kishte ndodhur si hakmarrje për një vrasje tjetër që ishte kryer në vitin 2000.

Në gusht të vitit 2005, Prokurori Publik i Qarkut në Pejë ka ngritur aktakuzë me të cilën akuzoi Danil Nokaj për dy vepra të vrasjes.

Aktakuza ishte konfirmuar në tetor të vitit 2008. Në qershor të vitit 2009, Gjykata e Qarkut në Pejë e shpalli Danil Nokajn fajtor për dy veprat penale të vrasjes të kryera për gjakmarrje dhe në mënyrë brutale ose tinëzare.

Duke vendosur në lidhje me ankesat e parashtruara në emër të pandehurit dhe në emër të palës së dëmtuar, Gjykata Supreme e kishte anuluar këtë aktgjykim dhe ia kishte kthyer lëndën për rigjykim gjykatës së shkallës së parë.

Më 15 tetor 2010, Gjykata e Qarkut në Pejë e shpalli të pandehurin Danil Nokaj fajtor për dy veprat penale të vrasjes të kryera për gjakmarrje dhe në mënyrë brutale ose tinëzare dhe e dënoi atë me 25 vite burgim.

Në gusht 2012 avokati mbrojtës parashtroi ankesë kundër këtij aktgjykimi. Tani kjo ankesë u refuzua.

Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror vendas i Prokurorisë së Qarkut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)