Gjykata Supreme vërteton dënimin e Danil Nokajt për vrasje
Prishtinë, 29 maj - Një panel i gjykatësve vendorë dhe ndërkombëtar, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme, ka vërtetuar dënimin e shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë kundër Danil Nokajt për veprën penale të vrasjes në bashkëpjesëmarrje.
Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesat e parashtruara nga i pandehuri dhe pala e dëmtuar si të pabazuara, duke e mbrojtur kështu aktgjykimin e shkallës së parë.
Danil Nokaj është dënuar nga Gjykata e Qarkut në Pejë më 15 tetor 2010. Gjykata e shkallës së parë e ka shpallur atë fajtor për vrasjen e Dedë Allakajt dhe Tunë Allakajt të Ura e Jakës në fshatin Marmullë, komuna e Pejës në bashkëpunim me Anton Nokajn dhe Simon Nokajn të dënuar paraprakisht.
Danil Nokaj është dënuar me njëzet e pesë (25) vite burgim.