29 Prill 2024

Gjykata Supreme urdhëron rigjykim për korrupsionin në polici

Prishtinë, 11 korrik - Një trup gjykues i përzier, i përbërë nga një gjykatës i EULEX-it dhe dy gjykatës vendas në Gjykatën Supreme të Kosovës, urdhëroi rigjykimin e Bedri Januzit, Mustaf Gashit dhe Shkelzen Zogianit, oficerë policie, të akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrabandë me imigrantë dhe të Bib Docajt të akuzuar për pastrim parash dhe lehtësim të prostitucionit.

Trupi gjykues i Gjykatës Supreme pranoi ankesat e avokatëve mbrojtës në emër të Bib Docajt dhe ankesën e  prokurorit special kundër aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës. Trupi gjykues anuloi vendimin e shkallës së parë duke e dërguar rastin në rigjykim për shkak të mospajtimeve serioze ndërmjet vendimit dhe arsyetimit, vërtetimit të pamjaftueshëm të fakteve dhe – varësisht nga vlerësimi i duhur i provave– nevojën për rikualifikim të veprave të kryera penale.

Gjykata e Qarkut e Prishtinës shfajësoi të pandehurit Bedri Januzi, Mustaf Gashi dhe Shkelzen Zogiani për shkak të mungesës së provave. Të pandehurit akuzoheshin që i kishin pranuar disa persona që të hyjnë ilegalisht në Kosovë dhe në atë mënyrë kishin marrë përfitime të paligjshme materiale ndërsa i kishin keqpërdorur kompetencat e tyre si zyrtarë të policisë.

Bib Docaj u lirua nga akuza për pastrim parash por u dënua për lehtësim të prostitucionit. Ai, si pronar i klubit të natës “Victoria”, u akuzua për rekrutim, organizim dhe dhënie ndihmë një numri të femrave të huaja për qëllim të prostitucionit dhe shitje të shërbimeve të tyre seksuale klientëve.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror special vendas i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe gjatë ankesave është mbështetur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria e Shtetit e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)