28 Prill 2024

Gjykata Supreme ndryshoi akuzat kundër Sedat Ahmeti e Eroll Jahiri

Prishtinë, 22 qershor - Një trup gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe tre vendas, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme të Kosovës i ka ndryshuar akuzat kundër Sedat Ahmetit dhe Eroll Jahirit pas ankesave të bëra nga mbrojtja dhe prokuroria kundër aktgjykimit të shkallës së parë.

Trupi gjykues e ndryshoi aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës në lidhje me cilësimin juridik të veprave penale dhe dënimeve, ndërse e vërtetoi përshkrimin faktik të aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut.

Po ashtu, trupi gjykues vendosi për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy të akuzuarve.

Gjykata Supreme e dënoi Sedat Ahmetin me një dënim të përgjithshëm prej dy vjet e gjashtë muaj burgim për veprat penale të nxitjes së tentim vrasjes dhe pronësisë, kontrollit, posedimit dhe përdorimit të paautorizuar të armëve.

Eroll Jahirit  iu shqiptua një dënim i përgjithshëm prej dy vjet e gjashtë muaj burgim për veprat penale të tentim vrasjes dhe pronësisë, kontrollit, posedimit dhe përdorimit të paautorizuar të armëve.
 
Ahmeti ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë për pronësinë, kontrollin, posedimin dhe përdorimin e paautorizuar të armëve.

Jahiri ishte shpallur fajtor për pronësinë, kontrollin, posedimin dhe përdorimin e paautorizuar të armëve, kurse ishte shfajësuar nga akuza për tentim vrasje pasi që nuk qe vërtetuar se ai kishte qëlluar me armë në drejtim të palës së dëmtuar me qëllim që ta privojë nga jeta.

Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror i qarkut i EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)