16 Janar 2025

Gjykata Supreme liron Sami Lushtakun

Prishtinë, 3 korrik - Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka përshëndetur vendimin për lirimin e Sami Lushtakut.

\"Vendimi për lirimin e tij, është fitore për shqiptarët dhe edhe një humbje për Serbinë\", thuhet në një komunikatë të OVL-UÇK-së.

\"I kemi përcjellur me indinjatë të thellë proceset gjyqësore ndaj të gjithë bashkëluftëtarëve tanë, sepse e ritheksojmë se ishin me tendenca të dirigjuara nga shovinizmi serb\", thuhet më tej në komunikatë.

Kjo organizatë kërkon që edhe të gjithë të tjerët të lirohen, për arsye se janë duke u mbajtur në burgje me akuza politike.

Gjykata Supreme sot liroi Lushtakun nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)