28 Prill 2024

Gjykata Supreme kthen në rigjykim një rast të krimeve të luftës

Prishtinë, 5 shtator - Një trup gjykues i EULEX-it në Gjykatën Supreme urdhëroi rigjykimin e një rasti të krimeve të luftës kundër Ejup Kabashit, Naser Hotit, Mustafa Hotit, Milaim Hotit, Nexhmedin Berishës dhe Jetulla Kabashit.

Trupi gjykues i miratoi ankesat e të pandehurve duke e anuluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, me përjashtim të pjesës që ka të bëjë me shfajësimin e Haxhi Mazrekut.

Në gusht 2011, Gjykata e Qarkut në Prizren e shpalli Ejup Kabashin fajtor për krime të luftës kundër popullsisë civile në bashkëkryerje dhe e dënoi atë me pesë vjet burgim.

Naser Hoti, Mustafa Hoti, Milaim Hoti, Nexhmedin Berisha dhe Jetulla Kabashi u shpallën fajtorë për dhënie të ndihmës kryerësve të krimit pas kryerjes së veprave penale dhe u dënuan me gjashtë muaj burgim me kusht. 

Rasti kundër Ejup Kabashit dhe të tjerëve kishte të bënte me krimet që pretendohet se janë kryer kundër popullsisë civile serbe në fshatin Opterushë në vitin 1998.

Në Gjykatën Supreme prokurorinë e ka përfaqësuar një prokuror i shtetit i EULEX-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)