16 Janar 2025

Gjykata Supreme kthen lëndën e KEK-ut në shqyrtim gjyqësor

Prishtinë, 16 dhjetor - PSRK-ja ka ngritur aktakuzë në janarin e kaluar kundër 7 të pandehurve me pretendim të korrupsionit që përfshin kompaninë e shërbimeve publike, Korporata energjetike e Kosovës, KEK.

Me këtë aktakuzë pretendohet në disa vepra të ndryshëm penale të mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit dhe lidhja e kontratave të dëmshme.

Më 11 qershor 2015, gjykata e shkallës së parë refuzoi kundërshtimet e avokatëve mbrojtës sa i përket provave dhe kërkesës për hedhje poshtë të aktakuzës si të pabazuara. Gjykata po ashtu e konfirmoi aktakuzën. Më 5 gusht, Gjykata e Apelit pranoi pjesërisht ankesat e avokatëve mbrojtës dhe e hodhi poshtë aktakuzën si të paafatshme.

Më 26 nëntor 2015, një kolegj i përzier i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës anuloi vendimin e Gjykatës së Apelit dhe pranoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Shtetit. Gjykata e ndryshoi vendimin e Gjykatës së Apelit me të cilin aktakuza ishte shpallur e paafatshme. Lënda i është kthyer Gjykatës Themelore të Prishtinës për të proceduar me shqyrtimin gjyqësor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)