15 Maj 2024

Gjykata Supreme konfirmon aktgjykimin për vrasje

Prishtinë, 12 qershor - Një trup gjykues i përzier, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, në Gjykatën Supreme e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë kundër Demir Qenës i akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe i dënuar me 23 vite burgim.

Trupi gjykues e refuzoi ankesën e të akuzuarit të ushtruar përmes avokatit mbrojtës të tij si të pabazuar dhe e konfirmoi aktgjykimin në tërësi.

Demir Qena ishte shpallur fajtor nga gjykata e shkallës së parë, sepse ai me qëllim dhe në pabesi e ka qëlluar dhe vrarë Ylber Shalën në gusht të vitit 2008 në fshatin Volljakë, Komuna e Klinës, me qëllim të përfitimit material.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)