Gjykata Supreme e vërteton aktgjykimin kundër Amir Sopa
Prishtinë, 5 dhjetor - Gjykata Supreme, përmes trupit gjykues të përbërë prej dy gjykatësve të EULEX-it dhe tre gjykatësve vendës dhe i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, e vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës të shqiptuar kundër Amir Sopa i akuzuar për vepra që ndërlidhen me terrorizëm.
Trupi gjykues i Gjykatës Supreme e refuzoi ankesën e paraqitur nga avokati i të pandehurit dhe e vërtetoi vendimin e shkallës së parë.
Trupi gjykues bëri një ndryshim të përcaktimit juridik në vendim për të përfshirë pikën e posedimit të paligjshëm të armëve nën pikën e terrorizmit.
Amir Sopa është shpallë fajtor nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës dhe atij i është shqiptuar dënimi i rëndë me dhjetë vite e një muaj burgim për dy pika të terrorizmit dhe të posedimit të paligjshëm të armëve.
Sopa është akuzuar për shkrimin e një letre kërcënuese drejtuar ish-kryetarit të Prishtinës në emër të komandantit të Armatës Kombëtare Shqiptare, organizatë terroriste, dhe për hedhjen e një predhe meqë rast e kishte dëmtuar ndërtesën e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror publik i Prokurorisë së Shtetit të Kosovës.