Gjykata Supreme e vërtetoi fajësinë e aktgjykimit për rastin Zharku
Prishtinë, 8 maj - Sot, trupi gjykues i përzier i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme, në përgjithësi e vërtetoi aktgjykimin për fajësinë e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku.
Më 21 prill 2011, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprës penale të zhvatjes dhe posedimit të paligjshëm të armës.
Ai ishte dënuar me tri vite burgim dhe i ishte shqiptuar gjoba prej 1,500 Euro për akuzën e posedimit të paligjshëm të armës.
Ankesa e avokatit mbrojtës u pranua pjesërisht, duke lejuar që koha e kaluar në paraburgim të llogaritet si pjesë e kohës së dënimit me burgim të shqiptuar në formën e prerë.
Ankesat e avokatëve mbrojtës të paraqitura për të pandehurit tjerë Arsim Kolshi, Besnik Hasani dhe Nusret Cena kundër aktgjykimit në fjalë u refuzuan.
Fillimisht në këtë rast, tre të pandehurit tjerë Arsim Kolshi, Besnik Hasani dhe Nusret Cena ishin shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të zhvatjes.
Arsim Kolshi ishte dënuar me tri vite burgim dhe i ishte shqiptuar gjoba prej 1,500 Euro për akuzën e posedimit të paligjshëm të armës.
Besnik Hasani ishte dënuar me një vit e dy muaj burgim dhe Nusret Cena ishte dënuar me një vit e dy muaj burgim.