Gjykata Supreme e vërtetoi aktgjykimin kundër Muhamet Vishaj
Prishtinë, 11 shtator - Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe tre vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Supreme e vërtetoi aktgjykimin në rastin e vrasjes kundër Muhamet Vishaj.
Trupi gjykues e refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruar në emër të pandehurit duke e vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë.
Muhamet Vishaj qe dënuar nga Gjykata e Qarkut në Pejë për vrasjen e Luan Vishaj dhe Dan Kilaj në tetor 1999 në rrugën Deçan-Llukë. Ai ishte dënuar me 15 vite burgim.
Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror vendas nga Prokuroria e Shtetit e Kosovës.