28 Prill 2024

Gjykata Supreme e shfajësoi Kukën sipas ankesës

Prishtinë, 20 qershor - Një trup gjykues i përzier, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme të Kosovës e ka shfajësuar Riza Kukën nga akuza për ndihmë në shpërdorimin e pozitës zyrtare ose autoritetit.

Gjykata Supreme e aprovoi ankesën e mbrojtjes duke e ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe e liroi të akuzuarin nga kjo akuzë.

Gjykata Supreme vendosi ta shfajësojë Kukën për shkak se ajo nuk mundi ta vërtetojë qëllimin e tij për ta ndihmuar personin zyrtar që ta keqpërdor autorizimin e saj apo marrëdhënien e tyre të supozuar.

Po ashtu, trupi gjykues erdhi në përfundim se faktet e mbledhura nuk ishin të mjaftueshme për ta dënuar të akuzuarin.

Gjykata e Qarkut e Prishtinës e kishte shpallur fajtor Riza Kukën sepse në vitin 2004 ai kishte përgatitur dhe dorëzuar oferta shumë të fryra, fatura të falsifikuara dhe dokumente jo të rregullta për prokurimin e 90 gomave Bridgestone nga Zyra e Presidentit të Kosovës.

Ai e kishte bërë këtë duke i ndihmuar qëllimisht Shefka Shasivarit, e cila në cilësinë e saj të personit zyrtar e kishte shpërdoruar pozitën zyrtare të saj në Zyrën e Presidentit të Kosovës.

Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)