Gjykata Speciale votohet në maj
Deri në atë kohë, pritet që në Kuvend të kthehen edhe deputetët e Listës Serbe, në mënyrë që të garantohen votat për formimin e këtij Tribunali.
Për votimin e kësaj Gjykate, e cila ekskluzivisht do të merret me gjykimin e ish-guerilëve të pensionuar të UÇK-së, janë deklaruar kundër partitë opozitare edhe disa nga deputetët e koalicionit.
Ndërsa, që kjo Gjykatë të themelohet me iniciativën e Prishtinës zyrtare duhen dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës (81 nga 120).
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, dje zyrtarisht nisi takimet me shefat e grupeve parlamentare të partive të përfaqësuara në Kuvend për tua sqaruar atyre procesin dhe konsekuencat e mundshme nëse nuk formohet Specialja.
Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve opozitare ia kanë bërë të qartë shefes së shtetit se nuk do ta mbështesin këtë proces, pasi, sipas tyre, formimi i Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë është padrejtësi për vendin.
/Zëri/