Gjykata Speciale t'i trajtojë krimet ekonomike
Prishtinë, 9 qershor - "Sa u përket krimeve ekonomike, ato janë po ashtu një kapitull i veçantë, pothuajse i paprekur nga gjyqësori ynë, sepse siç dihet, gjyqësori është kapur plotësisht nga mafia dhe s\'ka asnjë gjasë që të lirohet nga ajo. Do të ishte tepër e rëndësishme që kjo Gjykatë Speciale t'i gjykojë edhe këto lloje krimesh, në mënyrë që shteti i Kosovës të mund ta bëjë ndonjë hap përpara\", tha deputeti Adem Salihaj për 'Kosova Sot'
Deputetë kosovarë dhe analistë politikë e mbështesin idenë e krijimit të një Gjykate Speciale, që do t\'i trajtonte të gjitha krimet e luftës dhe pasluftës, të cilat deri tash nuk janë zbardhur nga drejtësia kosovare dhe ndërkombëtare.
\"Ideja për një gjykatë gjithëpërfshirëse është ide shumë e mirë dhe pa dyshim duhet insistuar në të. Unë pajtohem plotë- sisht me këtë. Në mënyrë të veçantë duhet përkrahur idenë që të gjykohen të gjitha krimet e kryera në Kosovë nga kushdo qoftë, sepse kjo do të ishte e drejtë dhe nuk do ta fyente dinjitetin e askujt.\"
\"T\'i dënosh vetëm krimet që pretendohet se kanë kryer pjesëtarë të caktuar të UÇK-së, e të mos i dënosh krimet që ka kryer një makineri e tërë shtetërore vrasëse e Serbisë, kjo vërtet është tepër e njëanshme dhe tendencioze\", tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj.
Ai ka pohuar se Dik Marti ishte një person i ndikuar plotësisht nga interesat e Serbisë dhe Rusisë, ndërsa raporti i tij ka për qëllim ta paraqesë si kriminel viktimën dhe ta amnistojë kriminelin.
Salihaj konsideron se do ishte me interes krijimi i një gjykate për trajtim më gjithëpërfshirës të të gjitha rasteve, deri në vitin 2014, duke marrë parasysh se në periudhën e pasluftës në Kosovë është kryer numër i madh krimesh me motive partiake e politike, dhe imponohet nevoja që edhe këto krime të gjykohen nga kjo gjykatë, sepse, në fakt, ne as që kemi gjyqësor të pavarur, i cili mund ta bëjë këtë.
/Kosova Sot/