16 Janar 2025

Gjykata Speciale shpall sot vendimin e Procedurës dhe të Provave

Hagë, 26 prill - Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka bërë të ditur se sot do të shpallë vendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave.

Kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017

“Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese shpallë vendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave më 26 prill 2017 Të mërkurën më 26 prill 2017, Kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017”, thuhet në njoftimin e zyrës së  Dhomës Specializuar të Gjykatës Speciale.

Shpallja e vendimit do të bëhet në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)