Gjykata Speciale nuk krijohet deri në fund të vitit
Prishtinë, 3 gusht - Gjykata Speciale nuk pritet të themelohet të paktën deri kah fundi i vitit edhe sikur shumica e deputetëve të legjislaturës së pestë do ti mbështesë ndryshimet ligjore dhe kushtetuese që e mundësojnë funksionalizimin e saj
Janë edhe aspektet procedurale në Kuvend e Qeveri, ato që e mundësojnë këtë gjë, shkruan Tribuna.
Kur më 7 maj është shpërbërë Legjislatura e katërt e Kuvendit të Kosovës, po atë ditë, janë kthyer në pikën zero të gjitha projektligjet dhe aktet e tjera legjislative që nuë kanë arritur të marrin vulën e kryeparlamentarit dhe të shpallen nga presidentja.
Po atë ditë legjislatura e vetëshpërbërë, e ka lënë të papërfunduar edhe procesin e krijimit të bazës ligjore dhe kushtetuese për krijimin e Gjykatës Speciale.